21:41 / 20.05.2022
Biesla merr ‘timonin’ e skuadrës italiane?
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Marcelo Bielsa duket se shumë shpejtë do t’i kthehet zejes së trajnerit.
Tekniku Biesla nga fundi i muajit shkurt ishte është i papunë pasi ishte shkarkuar nga klubi anglez, Leeds United.
Mediet italiane të premten shkruajnë se strategu argjentinas do të marr ‘timonin’ e Parmës. Skuadra italiane është në kërkim të trajnerit të ri pas shkarkimit të Iachinin.
Siç thuhet krerët e Parmës janë duke ndërtuar një skuadër të denjë për të rikthim në Serie A. Dhe duket se drejtuesit e kësaj skuadre dëshirojnë ta kenë në krye të bankinës argjentinasin Biesla.
Negociatat mes Parmës dhe Biesla-s janë duke u zhvilluar, dhe siç raportohet, marrëveshja mund të arrihet në fillim të muajit qershor.























