PSG konfirmon largimin e Di Maria-s, argjentinasi afër gjigantit italian
BKT
Sport

PSG konfirmon largimin e Di Maria-s, argjentinasi afër gjigantit italian

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Paris Saint-Germain ka konfirmuar zyrtarisht se Angel Di Maria do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Argjentinasi siç raportojnë mediet e huaja, është afër transferimit tek gjiganti italian, Juventus.

“Goal” shkruan se Di Maria në fillim të këtij muaji ka arritur marrëveshje njëvjeçare torinezët. Ish-ylli i Real Madridit, Manchester Unitedit dhe se fundmi i PSG-së, tashmë do të shijoj edhe emocionet që prodhon Serie A.

PSG ka njoftuar largimin e Di Marias, duke e falënderuar atë për kontributin e dhënë në klubin parisien.