Pioli para 90-të minuteshit të fundit: Edhe nesër duhet të jemi të mirë
BKT
Sport

Pioli para 90-të minuteshit të fundit: Edhe nesër duhet të jemi të mirë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, në konferencën për medie, në prag të duelit me Sassuolo, ka folur për 90-të minutat e fundit të këtij kampionati.

Milan dhe rivali i tij i përbetuar Inter, janë duke bërë garë të zjarrtë për titull të kampionit, garë kjo që do të vendoset pikërisht këtë vikend në ndeshjet e xhiros së fundit të këtij edicioni joshëse.

Strategu i Milanit tha se skuadra e tij deri tani ka qenë më e mira, por sipas tij, edhe ndaj Sassuolos, të përzgjedhurit e tij duhet të jenë më të mirët.

“Ne kemi qenë më të mirët deri tani, por duhet të jemi më të mirët edhe nesër. Ne e kemi përgatitur lojë me kujdes dhe qetësi. Asnjëherë nuk ka rëndësi se çfarë keni bërë deri dje, ne kemi një mundësi të madhe, por duhet ta realizojmë”, tha Pioli.

Aktualisht Milani kryeson tabelën në Serie A me 83 pikë, dy më shumë se Interi, kështu që ‘Rossonerët’ janë më afër titullit të kampionit.