Liria-Vushtrria, s’ka fitues, loja shkon në vazhdime
BKT
Sport

Liria-Vushtrria, s’ka fitues, loja shkon në vazhdime

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Dueli mes Lirisë dhe Vushtrrisë, takim ky që po luhet në Klinë, nuk ka dhënë fitues në kohën e rregullt.

Liria dhe Vushtrria e mbyllen 90-të minutëshin baras 1-1, në ndeshjen e barazhit.

Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave, ka prodhuar lojë mjaft të mirë, derisa ishte Liria që kalojë në epërsi me golin e Ismet Cakës, gol ky që erdhi në finish të kësaj pjesëlojë.

Ndeshje interesante është zhvilluar edhe në fraksionin e dytë. Vushtrria ia doli që më anë te Labinot Osmanit në minutën e 53-të nga pika e bardhë.

Fitues i kësaj ndeshje do të përcaktohet në lojën shtesë ose pas ekzekutimit të penalltive.