Jashari viziton ushtrimin e përbashkët të FSK-së me trupat amerikane
Lajme

Jashari viziton ushtrimin e përbashkët të FSK-së me trupat amerikane

Muharrem Miftari/RTKLive

Në kudër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi nga afër trupat e FSK-së në ushtrimin e përbashkët me ushtarakët amerikanë në Ajova.

KOMFSK, Gjeneral Jashari, së bashku me komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovas, Gjeneral Corell, kanë parë nga afër ushtarakët e FSK-së,  së bashku me ushtarakët amerikanë gjatë realizimit të  konceptit të ushtrimit të përbashkët, njofton Zyra për Informim e FSK-së.

KOMFSK vëzhgoi nga afër planifikimin taktik në nivel të kompanisë dhe batalionit, si dhe ballafaqimin me zjarrin direkt të armikut, këto stërvitje kanë për synim rritjen e përgatitjeve luftarake për fushëbetejë, si dhe ndërveprueshmërinë mes dy forcave.

Personeli i FSK-së dhe ai i partnerëve tanë nga SHBA po tregojnë nivel të lartë profesional dhe përkushtim maksimal në përmbushjen e objektivave të ushtrimit, thuhet në njoftim.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa