Superliga rikthehet me sfidat e fundit, cila skuadër do të luajë në barazh?
BKT
Sport

Superliga rikthehet me sfidat e fundit, cila skuadër do të luajë në barazh?

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Skuadrat elitare rikthehen sot pasdite me ndeshjet e fundit të këtij kampionati joshëse.

Derisa gara për titull është mbyllur me Ballkanin kampion, dhe skuadrat që do të dalin në Evropë, kryendeshja do të luhet në Malishevë, ku skuadra më të njëjtin emër do të përballet me Dukagjinin, sfidë kjo që përcakton ekipin që do të luajë në barazh. Arbitrit Genc Nuza i është besuar ndarja e drejtësisë në këtë sfidë tejet të rëndësishme.

Përballje interesante do të luhet edhe në ‘Zahir Pajaziti’, ku Llapi pret Prishtinën, ndeshje të cilën do ta gjykoj Besfort Kosumi.

Ndërkohë, Ballkani ballafaqohet me Gjilanin, në një ndeshje prestigji pasi që skuadra nga Suhareka tashmë e ka siguruar titullin e kampionit, dhe pikërisht sot, Ballkani do të festojë titullin e parë në historinë e tyre.

Superliga / Java e 36-të

Sot takohen:

Drita-Ulpiana

Feronikeli-Drenica

Ballkani-Gjilani

Malisheva-Dukagjini

Llapi-Prishtina

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.