Kryeministri Kurti pritet nga guvernatori i Massachusettsit
Lajme

Kryeministri Kurti pritet nga guvernatori i Massachusettsit

Kimete Kasumi/ RTKlive

Gjatë vizitës në Massachusetts, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga guvernatori i këtij shteti, Charles Baker.

Siç bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrisë ata diskutuan mbi avancimin e parimeve demokratike, për mënyrat e bashkëpunimit në ekonomi, mbrojtje e siguri.

"Rinia e talentuar, rritja ekonomike, e eksporteve dhe e të hyrave tatimore, borxhi i ulët publik, me më pak se 30 përqind të Bruto Produktit Vendor, trajtimi ndaj investitorëve të huaj dhe Gjykata Komerciale në themelim e sipër, ofrojnë mjedis të favorshëm për investime dhe të të bërit biznes në Kosovë", tha kryeministri Kurti duke folur për mundësitë për investime në Kosovë.

Ai theksoi klimën tërheqëse për investime, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit. Mbi 650 kompani të këtij sektori, 70% e të cilave eksportojnë shërbime kryesisht në ShBA dhe BE, tregojnë potencialin e madh dhe të dëshmuar të këtij sektori në Kosovë.

Kryeministri Kurti, si arsye të qëndrueshme për investime në Kosovë, përmendi edhe pozitën e favorshme gjeografike dhe kulturore, popullatën e re, kreative dhe të talentuar, njohjen e mirë të gjuhës angleze, shtrirjen e gjerë të rrjetit të internetit, politikën stabile fiskale, infrastrukturën moderne të transportit etj.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa