Këtë vit edhe 600 ushtarë të rinj të FSK-së
Foto: RTK
Lajme

Këtë vit edhe 600 ushtarë të rinj të FSK-së

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se këtë vit do të hapin konkursin edhe për 600 ushtarë të rinj.

Ai ka thënë se me këtë do të rriten kapacitetet mbrojtëse.

“Në fillim kur vendosem ta shpallnim konkursin më të madh të ushtrisë që kishim ndonjëherë, të gjthë u treguan skeptik: nuk mundeni, nuk keni kapacitete e nuk realizohet. Rezultatet sot, tregojnë realitetin. Për 11 muaj kemi rekrutuar 1240 ushtarë. Me punë e përkushtim, nuk ka asgjë të pamundur. Në mbrojtje e në shërbim të Republikës nuk ka asgjë që na ndalë”, tha ai.

“Brenda këtij viti do të hapim konkrusin edhe për 600 ushtarë të rinj, do të rrisim edhe më tutje kapacitetet tona mbrojtëse. Krahas kësaj, blerja e armatimit vazhdon të mbetet prioriteti ynë kryesor. Ushtria jonë është siguria e vendit dhe e qytetarëve tanë, është garancë për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm. Një falënderim të veçantë, meriton Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes me të gjithë instruktorët e saj, për punën e shkëlqyer, nga duart e të cilëve dalin gjenerata të reja, të arta të kombit tone”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa