12:34 / 22.05.2022
Emision i ri edukativ për të rinj në RTK
RTKlive
RTK sjell emisionin edukativ për të rinj, “SEX EDU”, bashkëpunim i RTK-së me BE-në dhe ERNO-n.
Edukata seksuale vazhdon të mos jetë e përfshirë si lëndë shkollore ku të rinjtë do të mund të merrnin informacione lidhur me temat që lidhen me edukimin seksual.
Por, në Televizionin e Kosovës ka nisur transmetimi i emisionit edukativ për të rinj, “SEX EDU”, që trajton tema përmes të cilave thyen tabu dhe paragjykime për seksualitetin.
Ky emision është një bashkëpunim i pesë shteteve të Ballkanit dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Zyra Rajonale për Këmbimin e Lajmeve të RTK-së.























