Strakosha mes emocioneve i jep lamtumirën Lazios
Sport

Strakosha mes emocioneve i jep lamtumirën Lazios

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Portieri shqiptar Thomas Strakosha ka konfirmuar largimin nga klubi italian, Lazio.

‘Gardiani’ kuqezi pas 10-të vitesh në kryeqytetin italian, do të nis një karrierë të re futbollistike, por jo në Itali.

Strakosha do të transferohet në Angli, ku siç raportohet, ai tashmë ka arritur marrëveshje me Fulhamin.

Portieri shqiptar i emocionuar përmes llogarisë së tij në Instagram, është përshëndetur me ‘lacialët’.

“Erdhi momenti i përshëndetjeve. Lazio ime, pas 10 vitesh të bukura, plot me gëzim dhe trofe, dua të falënderoj, gjithashtu edhe shokët e mi të skuadrës që kam pasur tek ekipi i të rinjve dhe tek ekipi i parë, bashkë me trajnerët dhe stafet e tyre. Dua të falënderoj të gjithë klubin dhe të gjithë tifozët që gjithmonë më kanë mbështetur. Faleminderit Lazio ime, do të mbetesh gjithmonë në zemrën time. Të uroj gjithmonë fat të mbarë”, ka shkruar Strakosha. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa