FSK gjen trupin e pajetë në Klinë (Foto)
Foto: FSK
Lajme

FSK gjen trupin e pajetë në Klinë (Foto)

Jeton Musliu / RTKlive

Gjatë ditës së sotme ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes të Gardës Kombëtare të FSK-së, kanë kryer kërkime në lumin e fshatit Deiq të Klinës.

Pas marrjes së informacioneve  për një person të  rënë në lumë në fshatin Deiq të Komunës së Klinës, FSK njofton se ka angazhuar ekipet  Kërkim Shpëtimit.

"Në koordinim me Policinë e Kosovës, këto  ekipe kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit, dhe pas disa orë kërkimesh  të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin  ku personi me inicialet V.K është gjetur pa shenja jete", deklarob FSK.

Sipas procedurave trupi i pajetë i është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme.

(Ora 18:15)

Gjendet trupi i pajetë, i mbytur në lumin e fshatit Deiq të Klinës (Foto)

Është gjetur trupi i pajetë i një personi të mbytur në lumin e fshatit Deiq të Klinës.

Siç njofron gazetari i RTK-së, Islam Haxhiu, që ndodhet në vendin e ngjarjes,  të pranishëm janë policia, zjarrëfikësit e FSK-ja.

Edhe  më tej nuk është identifikuar se kush është personi i mbytur. 

Megjithatë, gjetja e tij ka ndodhur rreth orës 16:00.

Gjetjen e trupit të pajetë të mbytur në lumë, e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se trupi është gjetur nga disa qytetarë të cilët e kanë njoftuar policinë e Kosovës, e më pas është nxjerrë me ndihmën e FSK-së.

(Ora 16:00)

Kërkime në lumë, për një person të mbytur në fshatin Deiq të Klinës (Foto)

Kërkimet në lumin që kalon në fshatin Deiq të Klinës edhe më tej vazhdojnë.

Policia konfirmoi për RTKlive për dyshimin se një person është mbytur.

Kjo për faktin se disa peshkatarë kanë parë dhe janë përpjekur të nxjerrin nga uji një person të mbytur.

Megjithatë, edhe më tej nuk dihet identiteti i personit.

Ekipi i RTK-së tashmë është në vendin e ngjarjes.

Siç njofton gazetari Islam Haxhiu, kërkimet në lumë po vazhdojnë, por deri më tash nuk ka ndonjë rezultat. 

Në këtë vend tashmë ndodhen edhe policia, zjarrëfikësit e FSK-ja.

(Ora 15:15)

Në Deiq të Klinës, vazhdojnë kërkimet për personin e mbytur në lumë 

Edhe më tej vazhdojnë kërkimet në lumin që kalon në fshatin Deiq të Klinës.

Disa peshkatarë kanë njoftuar policinë se një person dyshohet se është mbytur.

Rasti ëahtë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.

Në vendin e ngjarjes janë policia, zjarrëfikësit dhe FSK-ja, të cilët janë duke kryer kërkime. 

Edhe më tej, nuk ka informacione se kush mund të jetë personi që dyshohet që mund te jetë mbytur.

(Ora: 14:40)

Kërkime në Deiq të Klinës, për personin e mbytur në lumë  (E plotësuar)

Policia e Kosovës ka konfirmuar për RTKlive se një person dyshohet se është mbytur në lumin “Drini  Bardhë”, që kalon në fshatin Deiq të Klinës.

Togeri Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, në deklarim për RTKlive, sqaron se informacionin e parë e kanë marrë rreth orës 08:15 minuta të mëngjesit të sotëm.

“Disa peshkatarë e kanë parë një person në lumë dhe kanë tentuar ta nxjerrin, por për shkak të thellësisë, nuk kanë mundur”, tha Gashi për RTKlive.

Ai sqaron se tani në vendin e ngjarjes janë policia, zjarrëfikësit si dhe është njoftuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

I pyetur nëse personi që dyshohet se është mbytur, është fëmijë apo i rritur, togeri Gashi tha se të gjitha hetimet janë në fazën fillestare dhe tash për tash, nuk mund të japin ndonjë informacion më shumë.

(Ora 13:35)

Dyshohet se një person është mbytur në lumin e Klinës

Një person dyshohet se është mbytur në Klinë, afër vendit të quajtur “Ura e Haxhisë”.

Ky person dyshohet se ka rënë në lumin e rrëmbyeshëm e të thellë.

Policia po merret me rastin dhe zjarrëfikësit janë duke bërë kërkime, kurse drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe zhytësit.

 Një person që po kalonte andejpari e ka parë personin që po mbytej dhe është munduar ta shpëtojë, por për shkak të thellësisë, kjo ka qenë e pamundur. 

Edhe më tej, po vazhdohet në kërkimin e këtij personi, ende të pa identifikuar.

Lajmi nga RTKlive është në plotësim.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa