Edhe dy gazetarë ukrainas vijnë në Kosovë
Lajme

Edhe dy gazetarë ukrainas vijnë në Kosovë

Kimete Kasumi/ RTKlive

Mëngjesi i së dielës i ka sjellë edhe dy gazetarë ukrainas në Kosovë, bënë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh, janë dy gazetarët që kanë arritur në Kosovë sot në kuadër të projektit, “Journalists in Residence – Kosovo”, ku nga vendi jonë do ta vazhdojnë punën e tyre si gazetarë.

“Këtë të diel në mëngjes, kanë mbërritur në Kosovë, Liudmyla Mekh dhe Serhii Shevchenko, si pjesë e programit “Journalists in Residence – Kosovo”. Ata janë vendosur në Prishtinë, dhe do të kenë mundësinë që të vazhdojnë punën e tyre si gazetarë nga Kosova. Gazetarët veteranë kanë punuar në media të ndryshme në Ukrainë, dhe janë pjesë aktive e Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës (NUJU). Zonja Mekh është themeluese dhe presidente e Fondacionit “Iniciativa e Gazetarëve”, me bazë në kryeqytetin ukrainas, Kiev”, njofton AKG.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa