17:29 / 22.05.2022
Kjo është renditja përfundimtare e Superligës
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Me ndeshjet e javës së 36-të që u zhvilluan sot, edhe zyrtarisht është mbyllur ky edicion i garave.
Ballkani është kampion i ri i Kosovës me 76 pikë të tubuara, derisa nenkampione është Drita e cila renditet e dyta me 64 pikë.
E treta renditet Gjilani me 62 pikë, tetë më shumë së Llapi që pozicionet në vendin e katërt. Këto katër skuadra do ta përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane.
Ndërsa nga elita e futbollit janë larguar, Ulpiana dhe Feronikeli, derisa Malisheva përmes barazhit kundër Vushtrrisë, do ta kërkojë mbijetesën në Superligë.
Kështu duket tabela përfundimtare e Superligës: