Trekëndëshi pedagogjik i rëndësishëm për arsimin parauniversitar
Foto RTK
Lajme

Trekëndëshi pedagogjik i rëndësishëm për arsimin parauniversitar

Afet BELA/ RTKlive

Organizata ETEA sot fillon me serinë e Konferencave Nacionale për Arsimin Parauniversitar. “Trekëndëshi pedagogjik” do të jetë tema që do të trajtohet në kuadër të konferencës së parë tërë ditore që do të mbahet në Prishtinë.

Drejtori i Organizatës ETEA, Agon Ahmeti tha se nga kjo konferencë synojnë që përmes diskutimeve do të dalin me disa politika të shkurtra për trekëndëshin pedagogjik.

"Në këtë mënyrë do të kontribuojnë në një funksionalitet, të prindërve, mësimdhënësve edhe nxënësve”, tha ai në emisionin “Aktual, në RTK. Ahmeti vuri në dukje se sot fëmijët kanë më shumë mundësi në qasjen në arsim përmes mjeteve të teknologjisë informative.

Edhe Petrit Tahiri, drejtor ekzekutiv në Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC), tha se kjo temë është me rëndësi për të shikuar se çka mund të bëhet më tutje në zhvillimin e arsimit në Kosovë.

“Jam shumë i bindur se pas konferencës ne do të kemi një bagazh të informatave nga ata persona që punojnë me fëmijët dhe pastaj ne ato t’i adresojmë tek institucionet e Kosovës”, tha ai. Sipas tij duhet të kemi komunikim mes vete që të kemi më shumë sukses në arsim.

Për testin e PISA,  Tahiri tha se duhet të fokusohemi për gjetjet që dalin nga ai test dhe jo të fokusohemi se si do të del Kosova nga rezultat e PISA-s. Ai tha se për shkak të pandemisë do të ketë rënie deri në 40 pikë për secilin vend.

Ndryshe Konferenca Nacionale për Arsimin Para universitar “Trekëndëshi Pedagogjik” organizohet nga ETEA me mbështetje nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa