15:25 / 24.05.2022
“Zhurmë ujërash” sonte në Teatrin Kombëtar
Kimete Kasumi/ RTKlive
Sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të ngjitet në skenë shfaqja “Zhurmë ujërash” (shfaqje mysafire), e cila nis në orën 20:00.
Gjatë muajit maj në skenën e Teatrit Kombëtar janë ngjitur disa shfaqje, duke nisur nga “Muslimani”, repriza e së cilës do të jepet edhe sonte, pastaj “Bisha në hënë”, “Carmen”, “Zgjimi i Pranverës”, “Sisters”, “Oqeani Margherita”.