Ambasadori amerikan në Manastirin e Deçanit
BKT
Foto: Feffry Hovenier/Twitter
Lajme

Ambasadori amerikan në Manastirin e Deçanit

Jeton Musliu / RTKlive

Në Manastirin e Deçanit, qëndruan për vizitë trupa diplomatike e akredituar në Kosovë.

Kjo vizitë bëhet vetëm disa ditë pasi ambasadorët e vendeve të Quint-it, SHBA-së, Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe,  i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me pronat e këtij Manastiri.

Njoftimin e bëri publik vetë ambasadori amerikan në Kosovë, jeffry Hovenier në llogarinë e tij në twitter.

 “I kënaqur që iu bashkova kolegëve nga trupi diplomatik i Kosovës në një vizitë te Manastiri i bukur dhe historik i Deçanit”, shkroi Hovenier.

Bazuar në fotografitë e publikuara, diplomatët u pritën nga igumeni Sava Janjiq.

Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë.

Përkundër këtij vendimi dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar.

Ditë më parë, shtetet e QUINT’it me një deklaratë të përbashkët, për të katërtën herë, i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pronat  e Manastirit të Deçanit.

 


MË SHUME NGA Lajme