Osmani ka pritur një delegacion me ushtarakë e civilë nga 12 shtete
BKT
Lajme

Osmani ka pritur një delegacion me ushtarakë e civilë nga 12 shtete

Naser Mekolli /RTKlive.com

Në Ditën e Presidentit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes, të shoqëruar nga përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Në bashkëbisedim me zyrtarët e lartë ushtarakë e civilë nga 12 shtete të botës, presidentja Osmani ka folur mbi rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetësisë dhe demokracisë në Kosovë, njofton zyra për informim e presidentes.

“Sot, Kosova është një shtet paqedashës dhe demokratik falë vendosmërisë së popullit tonë për liri dhe kontributit që aleatët tanë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, i kanë dhënë procesit të shtetndërtimit sonë”, ka thënë Osmani.

Presidentja dhe përfaqësuesit e Kolegjit kanë diskutuar edhe për sfidat edhe progresin e Kosovës si dhe angazhimin e përbashkët për t'i mbrojtur vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme