Presidenti i UEFA-s mbërrin në Tiranë për finalen, Duka prezanton trofeun
Sport

Presidenti i UEFA-s mbërrin në Tiranë për finalen, Duka prezanton trofeun

Uran Krasniqi/RTKLive

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka arritur në Tiranë për të ndjekur prej afër finalen e Conference League. Atë e ka pritur presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

"Mireprita pak minuta më parë Presidenti Ceferin dhe legjendën Zvonimir Boban. I garantova se do kalojnë një kohë fantastike në Shqipëri dhe organizimi jonë do të jetë perfekt!", ka shkruar Duka në Facebook. 

Finalja mes Romës dhe Feyenoordit zhvillohet nesër në "Air Stadium Albania".Mund të jetë një imazh i 1 person

Duka ka folur për ngjarjen teksa e ka prezantuar trofeun. 

"Sot është një ditë shumë e bukur e historike për ne, pasi prezantuam trofeun e parë të UEFA Conference League në sheshin Skëndërbej. Ditë fantastike për Tiranën që e pret e para këtë trofe të rëndësishëm europian! Ditë historike për futbollin Shqiptar, që pas një pune 5 vjeçare arriti të realizojë edhe këtë objektiv madhor. Ditë e veçantë për miqtë që kanë ardhur në Tiranë mbase për herë të parë, por që ne i ftojmë e i duam të na vizitojnë përsëri , përsëri e përsëri. Uroj ta shijojmë maksimalisht të gjithë së bashku, shqiptare, hollandezë , italianë e të gjitha kombësitë që janë pjesë e kësaj finaleje", ka deklaruar ai. 

 


APR
Romay Lift