Hamiti: Rugova vetë e njoftoi popullin për sëmundjen e tij
BKT
Lajme

Hamiti: Rugova vetë e njoftoi popullin për sëmundjen e tij

Fadil Sertolli / RTKlive.com

Muhamet Hamiti nga LDK-ja në “Ditën e Presidentit” ka kujtuar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke thënë se atë e ka njohur edhe para se ai të bëhej president.

Hamiti i ftuar në “INFO PLUS” të RTK-së, tha se Rugova ishte kryetari i parë i Kosovës me votën popullore të Kosovës.

“Kam punuar me të dhe kisha fatin e jetës që të vazhdoja edhe më tutje më presidentin Rugova edhe si zëdhënës i presidencës, deri në frymën e fundit të tij në janarin e 2006. Në fillim ishte momenti kur vetë presidenti Rugova ka njoftuar popullin e Kosovës për sëmundjen e tij, sepse ishte njeri transparent”, tha Hamiti, duke shtuar se është diskutuar në kabinetin presidencial se si do të njoftohej populli me sëmundjen e tij.

Megjithatë, siç tha ai, kishin shpresa që presidenti do të mund të triumfonte ndaj kësaj sëmundje.

“Presidenti na tha se vetë do t’i drejtohem popullit me këtë lajm dhe kështu e bëri”, tha Hamiti në RTK, duke shtuar se Rugova ishte njëri që ka besuar të populli.

Gjithashtu, Hamiti duke kujtuar zgjedhjet e para të viteve 90-ta, tha se Rugova kërkonte vota për vete dhe për përfaqësuesit e popullit.

“Janë zgjedhje historike ato të vitit 1992  për faktin se shqiptarët përherë të parë kanë votuar edhe pse ishim nën okupim, duke ua dhen besimin Rugovës dhe përfaqësuesve të tjerë për dhe më pastaj, Rugova drejton lëvizjen për liri dhe demokraci dhe pavarësi gjatë viteve të 90-ta”, tha Hamiti.


MË SHUME NGA Lajme