19:32 / 24.05.2022
Tifozët shqiptarë të Romës: Mirë se erdhe në Romën e vogël zotëri Mourinho
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Romës, Jose Mourinho është pritur ngrohtë në Tiranë. Simpatizuesit e Romës e kanë pritur atë madje edhe me mbishkrime në gjuhën italiane.
“Mirë se erdhe në Romën e vogël zotëri Mourinho”, kanë shkruar tifozët shqiptarë të klubit italian, një mbishkrim që e ka postuar në rrjete sociale klubi i Romës.