Tifozët e Feyenoord e bëjnë për spital shtetasin shqiptar
Sport

Tifozët e Feyenoord e bëjnë për spital shtetasin shqiptar

rtsh

Shënohet dhe incidenti i parë nga tifozët e ardhur në Tiranë për të parë finalen e Conference League. Tifozët holandez të Feyenoord-it në gjendje të dehur janë zënë me një shtetas shqiptar duke e dëmtuar atë fizikisht.

Disa tifozë holandez në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç, i cili është dërguar në spital.

45-vjeçari ndodhet  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Për ngjarjen policia shoqëroi 8 shtetas holandezë.

Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


APR
Romay Lift