Haradinaj: Shumë luftëtarë po përballen me vështirësi shëndetësore
BKT
Foto: Ramush Haradinaj/Facebook
Lajme

Haradinaj: Shumë luftëtarë po përballen me vështirësi shëndetësore

Valbona Thaçi/RTKLive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar në spital, Nezir Nezirin, ish-ushtar i UÇK’së.

Sipas Haradinajt, si Neziri, me vështirësi të mëdha shëndetësore po përballën shumë luftëtarë.

‘Shumë luftëtarë po përballen me vështirësi të mëdha shëndetësore nga më të ndryshmet”, shkroi Haradinaj në rrjetin social Facebook.

“Nezir Neziri është luftëtar i orëve të para të UÇK-së. Ai u shqua për trimëri e guxim dhe ishte pjesëmarrës në dhjetëra beteja gjatë Luftës Çlirimtare. Edhe pse e përballoi një operacion të vështirë, atij po vazhdon t'i keqësohet gjendja shëndetësore”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka falënderuar tërë personelin mjekësor në Kirurgjinë Abdominale për kujdesin maksimal dhe

“Bashkëbisedova me shumë pacientë duke uruar shëndet për të gjithë. Nezirit i urova shërim të plotë e që sa më shpejtë të bashkohet me familjen dhe bashkëluftëtarët”, ka thënë Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme