Osmani në Tiranë, në konferencë për trafikimin me qenie njerëzore
BKT
Lajme

Osmani në Tiranë, në konferencë për trafikimin me qenie njerëzore

Naser Mekolli /RTKlive.com

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Ilir Meta, sot ka udhëtuar për në Shqipëri ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë: Trendet aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë konferencë, Presidentja Osmani do të jetë ndër folëset kryesore dhe në ekspozenë e saj do të flasë për trafikimin me qeniet njerëzore në kontekstin kosovar, rajonal dhe global”, njofton zyra për informim e presidentes.

Folës në këtë konferencë, përveç presidentit Meta dhe presidentes Osmani, do të jenë edhe senatorë e kongresmenë amerikanë, përfaqësues të OKB-së, si dhe të organizatave joqeveritare që merren me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.


MË SHUME NGA Lajme