Hapet panairi ndërkombëtar EXPOKOS
BKT
Foto; Fatos Cervadiku
Lajme

Hapet panairi ndërkombëtar EXPOKOS

Fatos Cervadiku/RTK

Është bërë hapja edicionit të 21-të të panairit ndërkombëtar EXPOKOS.

Kjo po bëhet nën patronatin e qeveris së Kosovës ku në fokus kishte përkrahjen e prodhueseve vendor nga sektorët e Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë dhe Mbrojtjes e Sigurisë që të jenë ekspozues në panair.  

Panairi është hapur nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili në fjalën e tij përmendi politikat e Qeverisë për zhvillimin ekonomik, si dhe mbështetjen për bizneset vendore që gjenerojnë punën e tyre edhe jashtë vendit.

Në ketë panair janë prezentë 21 kompani vendore.

Te pranishme në takim janë edhe ministret Rozeta Hajdari dhe Artane Rizvanolli, poashtu i pranishëm është edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë në datat 25 - 26 Maj 2022, nga ora 10:00-18:00

EXPOKOS është ngjarja më e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor dhe i dedikohet të gjitha bizneseve që i përkasin sektorit të Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë dhe Mbrojtjes e Sigurisë.

 


MË SHUME NGA Lajme