MSH: Nuk ka rast të dyshuar me `Linë e Majmunit` në Kosovë
Foto: Facebo0k MSH
Lajme

MSH: Nuk ka rast të dyshuar me `Linë e Majmunit` në Kosovë

Naser Mekolli /RTKlive.com

Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një konference të përbashkët për media njofton qytetarët se deri më tani nuk ka asnjë rast të dyshuar me Linë e Majmunit në Kosovë.

Në këtë konference për medie, Dafina Gexha - Bunjaku, zëvendësministre e Shëndetësisë, tha se deri më tani nuk ka asnjë rast të dyshuar me Linë e Majmunëve në Kosovë. Ajo tha se Ministria e Shëndetësisë po përgatit rekomandimet për profesionistët shëndetësorë.

Gexha - Bunjaku tha se edhe Kosova rrezikohet nga ky virus derisa u shpreh se çdo kush qe vëren skuqje e ndryshime në lëkurë, ethe e temperaturë duhet të drejtohet tek mjeku familjar.

Ajo tha se Ministria e Shëndetësisë, me strukturat e veta, po monitoron në vazhdimësi situatën, duke vlerësuar e analizuar të gjithë informacionin në dispozicion, duke vlerësuar rrezikun për popullatën në vend e duke përgatitur rekomandime për profesionistët shëndetësorë.

“Mësimet që i kemi të freskëta nga Covid-19, na mësojnë së infeksionet mund të përhapen shpejtë prej një vendi në vend tjetër, e vendi jonë ka qarkullim me vendet ku tashmë është shfaqur kjo sëmundje”.

Kurse, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, gjatë kësaj konference për media, tha se ekipet e epidemiologëve janë në gatishmëri të plotë në përcjellën e kësaj sëmundje .

Drejtori Ramadani tha se duke pasur parasysh se kjo sëmundje e ka djepin në Afrikë, dalja e sëmundjes në kontinentet tjera paraqet brengë dhe njëherësh sfidë për përcjelljen e sëmundjes në vendin tonë, duke shtuar se ekipet e epidemiologëve janë në gatishmëri të plotë po përcjellin ecurinë e sëmundjes dhe shfaqjen eventuale të ndonjë rasti të dyshimtë.

“IKSHPK ka përpiluar dokumentin e parë, me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore sa i përket sëmundjes së lisë së majmunëve, i cili është shpërndarë të gjitha institucioneve shëndetësore në vend, dhe do të përditësohet me të dhënat e reja”, tha ai.

IKSHPK edhe para disa ditësh ka njoftuar se ka përpiluar dokumentin e parë, me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore sa i përket sëmundjes së Lisë së Majmunëve, i cili është shpërndarë të gjitha institucioneve shëndetësore në vend, dhe do të përditësohet me të dhënat e reja.

Sa i përket furnizimit me vaksina për një sëmundje të tillë, IKSHP më heret ka njoftuar se vaksina ende nuk është e disponueshme për distribuim dhe ekziston në botë vetëm vaksina kundër Variola Vera.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Lajme