Ndahen mjetet për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin privat
Foto: RTKLive
Lajme

Ndahen mjetet për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin privat

Valbona Thaçi/RTKLive

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar tri vendime.

Në këtë mbledhje, Qeveria e Kosovës sot me propozimin e Ministrisë së Financave, ka emëruar kryeinspektor të Inspektoratit të Punës në Kosovë Hekuran Nikçi me mandat katër vjeçar.

Kryeinspektori i emëruar sipas këtij vendimi do të kryejë detyrat dhe funksionet e përcaktuara me Ligjin për inspektoratin e punës.

Tutje pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 - Mbështetja e likuiditetit familjar dhe masën 4.4 - Mbështetja e sigurisë, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

Sipas vendimit janë ndarë 35 milionë euro për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Kosovës dhe 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë.

Në këtë mbledhje elektronike po ashtu janë miratuar në parim kërkesat e ndërmarrjeve publike për huamarrje deri në 34 milionë e 275 mijë euro. Për KOSTT është aprovuar vlera e huamarrjes deri në 26 milionë e 500 mijë euro, ndërsa për Telekomin 7 milionë e 775 mijë euro, thuhet tutje në këtë njoftim.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa