Alarm i rremë për bombë në festivalin “Mirëdita-Dobar Dan” në Beograd
Foto: N1
Kulturë

Alarm i rremë për bombë në festivalin “Mirëdita-Dobar Dan” në Beograd

N1

Rezulton alarm i rremë vendosja e një bombe tnë OJQ-në, ku festivali “Mirdita, ditë e mirë” nisi me hapjen e ekspozitës “Të gjithë lotët tanë”.

Hapësira u zbraz dhe ekipet e policisë me qen kontrolluan hapësirën dhe konstatuan se raporti ishte i rremë.

Në disa grupe të djathta sot në rrjetet sociale u shfaqën informacione se do të raportohej për një bombë.

Kujtojmë se çdo vit ky festival shoqërohet me tubime të anëtarëve të organizatave dhe partive të djathta. Pak orë para hapjes së ekspozitës, të rinjtë e Partisë Demokratike të Serbisë organizuan një tubim protestues të quajtur “Mirdita, laku noc (natën e mirë)”.

Protesta e të djathtëve kundër festivalit ‘Mirëdita’ në Beograd

REL (Ora: 21:00)

Aktivistët e Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) me orientim të djathtë, më 25 maj, organizuan një protestë në Beograd, ku në të njëjtën ditë hapet festivali “Mirëdita, dobar dan”, i cili promovon kulturën shqiptare dhe atë serbe.

Para ambienteve të Engio Hub, ku në orën 18:00 hapet ekspozita “Të gjithë lotët tanë”, në kuadër të festivalit, aktivistët kanë varur fotografi mbi të cilat është shkruar “Kultura e Kosovës”, bashkë me fotot e shqiptarëve të akuzuar për krime të pretenduara.

DSS-ja dhe disa parti më të vogla në koalicion me këtë parti, më 24 maj, kërkuan që festivali të ndalohej.

Lideri i DSS-së, Milosh Jovanoviq, vlerësoi se me këtë festival promovohet pavarësia e Kosovës, e cila, siç tha ai, cënon rendin kushtetues të Serbisë.

Beograd - Partia Demokratike e Serbisë (DSS) protestoi kundë mbajtjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan”, aktivistët varën fotografi mbi të cilat është shkruar “Kultura e Kosovës”

Beograd - Partia Demokratike e Serbisë (DSS) protestoi kundë mbajtjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan”, aktivistët varën fotografi mbi të cilat është shkruar “Kultura e Kosovës”

Qëllimi i festivalit “Mirëdita, dobar dan", i cili do të zgjasë deri më 28 maj, është që me takimet e komuniteteve sociale dhe kulturore serbe dhe kosovare, të iniciojë ndryshimet dhe të krijojë një traditë bashkëpunimi që do të kontribuojë në normalizimin e përhershëm të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Megjithatë, vitet e kaluara, ky festival në Beograd është shoqëruar me incidente, të cilat i shkaktuan grupet e djathta.

“Ekziston një hendek i madh ndërmjet shoqërisë serbe dhe asaj kosovare. Festivali ‘Mirëdita, dobar dan’ po mundohet ta zvogëlojë atë hendek, derisa ai të zhduket. Ndërsa elitat politike po punojnë për ta thelluar atë”, tha Fiona Jeliqi, koordinatore e programit të Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), për Radion Evropa e Lirë, më 23 maj, përpara festivalit “Mirëdita, dobar dan”.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008. Zyrtarët në Serbi vazhdojnë ta mohojnë Kosovën si shtet.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa