Finalen e Tiranës e fiton Roma (E plotësuar)
Uran Krasniqi/ RTKLive
Rui Patricio ka qenë vendimtar në disa raste. Ai jo vetëm ka ruajtur portën e tij, por edhe fitoren e Romës.
Klubi nga kryeqyteti italian është kampion i Conference League. Kjo pasi ka mposhtur Feyenordin në finalen e zhvilluar sonte në Tiranë, në stadiumin "Air Albanian Stadium". Ka mjaftuar një gol i italianëve i realizuar në minutën e 32-të që e tëra të vendoset në atë moment sa i takon titullit. Pothuaj tërë pjesën e dytë e kanë dominuar holandezët, me përpjekjen e tyre për ta barazuar rezultatin, por pa sukses. Portieri portugez ka qenë më meritori për ruajtjen e rezultatit. Kësisoji Roma bëhet kampioni i parë i Conference League, i cili është një kompeticion i ri.
*Me avantazhin prej 1-0 të Romës ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes finale të Conference League.
*Roma e ka realizuar golin e parë në finalen e Conference League, ndeshje që po zhvillohet në Tiranë. Ka qenë Zaniolo, ai i cili e ka gjetur rrjetën e holandezëve në minutën e 32-të të ndeshjes.
*Ka nisur finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit. Ndeshja po zhvillohet në Tiranë.
*Paraprakisht ekipi i RTK-së nga "Air Albania Stadium" ka sjellë atmosferën mbretëruese në stadium përmes disa fotografive.
*Sonte në Tiranë zhvillohet ndeshja finale e Conference League Roma-Feyenoord. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.