23:11 / 25.05.2022
Kumbulla feston me flamurin shqiptar
Uran Krasniqi/ RTKlive
Nuk ka munguar flamuri shqiptar në festën e Romës pas fitores së titullit kampion në Conference League. Ka qenë futbollisti shqiptar Marash Kumbulla ai i cili ka qenë i mbështjellur me flamurin kombëtar.
Roma fitoi nga Feyenoord me rezultat minimal 1-0 në finalen e zhvilluar sonte në Tiranë.
Kumbulla ishte në stol gjatë tërë kohës.























