RTK3 vjen me një format të ri televiziv
RTKLive
Kanali i lajmeve i Radio Televizionit të Kosovës RTK3 vjen me një përmbajtje dhe imazh të ri televiziv në kuadër të reformave dhe ndryshimeve që kanë nisur në Transmetuesin Publik.
Tash e tutje, shikuesit përveç nëntë edicioneve të zgjeruara informative të lajmeve (08, 09, 11, 12, 13, 15, 17, 19:30 dhe 22 e 30), do të njoftohen në kohë reale me lajme e informacione të përditësuara përmes titrave.
Në kuadër kanalit të lajmeve do të realizohen edhe emisionet nga terreni dhe në studio për aktualitetet politike dhe sociale.
Ekipet e gazetarëve dhe kameramanëve përcjellin tek ju temat dhe ngjarjet më të veçanta nga terreni.
Ndërsa i tërë stafi i montazherëve dhe i teknikëve përkujdeset që ato të vijnë tek ju përmes ekranit televiziv, me figurë e cilësi të lartë.























