Komisioni hetimor për rrymën, do të intervistojë shumë zyrtarë
BKT
Foto arkiv RTK
Lajme

Komisioni hetimor për rrymën, do të intervistojë shumë zyrtarë

Donika Sherifi/RTK

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, mban mbledhjes e radhës. Diskutohet rreth emrave të ekspertëve.

Krerët e institucioneve, të partive politike, ndërmarrjeve publike e ambasadorë kosovarë, do të jenë pjesë e intervistimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Mbledhjen e hapi kryesuesi i këtij komisioni, deputeti Driton Selmanaj, i cili përmendi draftin e punës, që sipas tij mund të plotësohet e të ndryshohet, me synimin final që të zbardhet e vërteta.

Ndërkaq  deputeti nga radhët e LVV-së, Artan Abrashi theksoi se miratimi i planit të shtyhet derisa të arrijmë një pajtueshmëri

Fjalën e mori sërish kryesuesi i komisionit, Driton Selmanaj, i cili tha se  kisha propozimin qysh mbledhjen e kaluar  t’i drejtohemi disa institucioneve që të na sjellin dokumentet e nevojshme.

“Ti je i lirë te propozosh çka të duash, plani mund të ndryshojë sa herë që ka nevojë. Si hap i parë ta diskutojmë sot dhe nëse kemi propozime do të gjejmë mënyrë si të interferojë dhe të vazhdojmë punën. Jemi të hapur ta diskutojmë”, tha pos tjerash, kryesuesi I Komisionit, Driton Selmanaj.

E, deputeti nga radhët e AAK-së,  Pal Lekaj, duke u ndërlidhur me temën e diskutimit, tha se jemi këtu qe ta bëjmë më të mirën e mundshme. Pajtoj qe draft-propozimi të lexohet të dëgjohen vërejtjet.

Ndërkaq deputetja  Jeta Statovci, theksoi se qëndrimi apo dilema është që materiali është pranuar dje dhe në pamundësi të trajtimit, s’ka lënë asnjë ligj për t’u trajtuar e s’ka lënë as mundësinë për të diskutuar.

Kurse deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, tha se  drafti përmban peshën dërmuese të asaj që kemi për të trajtuar ditëve në vijim, duke bërë thirrje që rendi i ditës të miratohet.

“Nëse e bllokojmë rendin e ditës mendoj se do ta humbim shumë dhe nuk na pengon shumë nëse ne në parim e votojmë këtë draft dhe e lëmë si bazik e në mbledhjen e ardhshme kolegët të vijnë me komente”, propozoi Shala.

Mblidhet komisioni hetimor për menaxhimin e krizës energjetike

A.Bela/ RTKlive.com

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës sot me fillim në ora 11:00 mban mbledhjen e radhës.

Në mbledhje do të ketë diskutim dhe miratimi i planit të veprimit; diskutim dhe miratim i buxhetit për Komisionin dhe diskutim rreth emrave të ekspertëve.

Ndryshe ky komision ka bërë konstituimin javën e kaluar. Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj- kryesues, Ferat Shala- zv.kryesues,Eliza Hoxha- anëtare, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar,Jeta Stratovci- anëtare,Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar.


MË SHUME NGA Lajme