Presidentja Osmani dekreton Irfete Spahiun si gjeneraljamore të FSK-së
Donika Sherifi/RTK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni të organizuar në Presidencë, bazuar në kompetencat saj kushtetuese e ligjore, ka graduar gjeneral brigade Irfete Spahiu me gradën gjeneralmajore në FSK.
Me një dekret tjetër të presidentes Osmani, Spahiu, po ashtu, është emëruar Inspektore Gjenerale e FSK-së.
Në këtë ceremoni të pranishëm ishin kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.
Presidentja Vjosa Osmani tha se është nder i veçantë që sot për herë të parë në historinë e Kosovës një grua e jashtëzakonshme gradohet Gjeneralmajorë, emërohet në një pozicion shumë të rëndësishëm.
“Pas propozimit të ministrit Mehaj kam dekretuar në gradën gjeneralmajore që është nder dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme. Presim shumë nga ju. Është nder e përgjegjësi e para grua Gjeneral në ushtrinë tonë që do të na bëjë nder e krenarë për ushtrinë tonë dhe jo vetëm”, tha Osmani.
Ndërsa Inspektorja Gjenerale në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Irfete Spahiu tha është përgjegjësi e madhe dhe shpresoj e besoj në vetën time që besimi që institucionet më kanë dhënë do ta kryej me nder e prioritet./V.Thaçi

























