Haradinaj: Kemi nevojë për një demokraci të brendshme të partive
Naser Mekolli /RTKlive.com
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në konferencë për media bëri të ditur se kjo parti do të mbajë kuvendin e sajë të rregullt. Qëllimi i kësaj konference, sipas tij, ishte informimi lidhur me mbarëvajtjen e procesit të brendshëm zgjedhor në Aleancë.
Haradinaj tregoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë kuvendin e saj, i cili është i përgjithshëm, mbahet në kohën e rregullt dhe ndahet në dy pjesë.
“Ka nevojë për demokraci të brendshme të partive dhe ka nevojë për parti të hapura për kuadër edhe të afta për me i marrë përgjegjësit në vend, aleanca deri tash ka dëshmuar se është serioze me përgjegjësit e veta , dhe besoj se me këtë proces zgjedhor dhe me kuvendin e përgjithshëm do të u vërtetojmë qytetarëve me seriozitetin tonë për përgjegjësit që marrim”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj tregoi që në 5 muajit e fundit janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas.
“Aleanca po e përfundon një proces të suksesshëm të zgjedhjeve të brendshme. Për këta 5 muaj, janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas.. Zgjedhjet kanë qenë gjithëpërfshirëse, të hapura e me një konkurrencë të admirueshme. Pjesa dërmuese e njerëzve të zgjedhur për të udhëhequr nëpër nëndegë, në aleancën e të rinjve apo të gruas, janë të rinj, prej të cilëve mbi 40 % njerëz që janë anëtarësuar në këto 2-3 vjet”, tha Haradinaj.
Ai tutje tha se, risi e këtyre zgjedhjeve të brendshme është rikthimi i Aleancës së Gruas në 23 njësi zgjedhore, ku ka rezultuar me zgjedhjen në krye të AGK-së, Diallza Kukajn, një e re dhe e përgatitur si duhet për këtë pozitë.
“Risi e këtyre zgjedhjeve, është rikthimi i Aleancës së Gruas, me 23 njësi zgjedhore, që ka rezultuar me një kuvend të suksesshëm, me garë të hapur e shumë demokratike, nga i cili kuvend, u zgjodh kryetare e AGK, Diellza Kukaj, që është me mua sot”, tha Haradinaj.
I pari i AAK-së, tregoi për punën që e ka bërë ai dhe partia e tij lidhur me qeverisjen e vendit në 4 vitet e fundit.
“Aleanca në katër vitet që kaluan, ka luajtur një rol konstruktiv e domethënës në skenën politike e shtetërore në Kosovë. Për dy vite kemi udhëhequr me Qeverinë, e për rreth një vit, kemi qenë në bashkëqeverisje. Gjatë drejtimit të qeverisë, kemi arritur t’i kryejmë shumë punë të rëndësishme për vendin", ka thënë ndër të tjera Haradinaj.























