18:10 / 27.05.2022
MPJD dhe AKI me memorandum bashkëpunimi
Shqipe Gashi/RTKlive
Të premten është nënshkruar Memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
“Sot në Objektin Qendrorë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz dhe Drejtorit të AKI-së, Petrit AJETI”.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, nga MPJD-ja.
Sipas njoftimit të MPJD-së, ky Memorandum arrihet me qëllim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, për të mbështetur njëra tjetrën në përmbushjen e mandatit kushtetues dhe ligjor.