18:53 / 27.05.2022
Osmani priti në takim ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott
Shqipe Gashi/RTKlive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott.
Në njoftim nga Presidenca e Kosovës, është bërë e ditur se ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian.
“Në takim me ambasadorin Abbott, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, duke përfshirë koordinimin në politikën e jashtme” thuhet në njoftim.
Presidentja gjithashtu ka falënderuar ambasadorin Abbott për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.