Vetura e vjedhur në Holandë, ndalohet në Han të Elezit
Foto/ Policia e Kosovës
Lajme

Vetura e vjedhur në Holandë, ndalohet në Han të Elezit

Policia kufitare sot pasdite në Han të Elezit, në hyrje për në Kosovë, ka ndaluar për kontrollim në vijën e dytë një veturë me targa të Shqipërisë.

Policia e Kosovës nëpërmejt një njoftimi thotë se së bashku me policë nga FRONTEX, të cilët janë me mision në pikën kufitare në Vermicë, gjatë procedurave të kontrollit dhe verifikimit, kanë vërtetuar se automjeti është lajmëruar ‘i vjedhur’ në vitin 2020 në Holandë.

“Vlen të ceket se në automjet kishte ndërhyrje mekanike në elementet identifikuese të makinës. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti i cili do të vazhdohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njofitim.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa