Caktohet masë e sigurisë ndaj katër të dyshuarve për rastin “Brezovica”
Lajme

Caktohet masë e sigurisë ndaj katër të dyshuarve për rastin “Brezovica”

Driton Ramadani RTK

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së sigurisë kundër të pandehurve si vijon:

XH.B., i dyshuar për shkak veprës penale marrja e ryshfetir nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së.

XH.SH., dyshuar për shkak veprës penale marrja e ryshfetir nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së.

I.F., i dyshuar pë shkak të veprave penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafin 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së; veprës penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së.

B.P., i dyshuar pë shkak të veprave penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafin 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së; veprës penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së

Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështetet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë. Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) të dyshuarve: XHB., dhe XH.SH.,e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë, ndërkaq sa i përket të pandehurve I.F. dhe B.P., i caktohet masë e sigurisë me të cilën i’u është urdhëruar ndalimi për t`iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyen ekzekutimin e tij.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Lajme