Shaip Kamberi mbetët jashtë Kuvendit të Serbisë
Foto: Shaip Kamberi/ Facebook
Lajme

Shaip Kamberi mbetët jashtë Kuvendit të Serbisë

Fadil Sertolli / RTKlive.com

Rivotimet në Tërrnoc të Luginës së Preshevës nuk kanë arritur t’i japin mandatin e deputetit Shaip Kamberit. Në bazë të rezultateve preliminare Shaip Kamberi për 11 vota do të mbetet jashtë Kuvendit të Serbisë.

Në bazë të rezultateve preliminare në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc të Luginës kanë votuar 617 qytetarë.

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka marrë 598, të pavlefshme 10 vota, SPS 6 vota, APN 2 vota, Koalicioni Nada 1 votë, të pa-llogaritura 8, (me kusht)

Ndërkaq, në proces verbal KSHL ka paraqitur vërejtjet duke kontestuar rezultatet tek votat me kusht.

Në vendvotimin në shkollën fillore “Muharrem Kadri” kanë votuar 618 nga 1050 votues të regjistruar, përfundon raportimi.

Në zgjedhjet e përsëritura për herë të dytë në Tërnoc të Bujanocit, Kamberi ka marrë 679 vota të cilat ishin të mjaftueshme që ai të bëhej deputet.

Por, një ankesë nga koalicioni SPS, Serbia e Bashkuar dhe “Të Gjelbrit e Serbisë”, shtyu Komisionin Republikan të Zgjedhjeve që zgjedhjet të përsëriten edhe një herë, të cilat u mbajtën sot.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa