14:33 / 28.05.2022
Elhami Shabani fiton medaljen e bronztë të Evropës në Kampionatin Evropian
Uran Krasniqi/RTKLive
Elhami Shabani ka fituar medaljen e bronztë të Evropës në Kampionatin Evropian të Karatesë “Gaziantep 2022”.
"Elhami Shabani ka arritur suksesin më të madh në karrierën e tij, pas sakrificës shumëvjeçare në karate. Karateisti ynë fitoi medaljen e bronztë të Evropës në Kampionatin Evropian të Karatesë “Gaziantep 2022”, kategoria -75 kg. Shabani mundi Hamza Turulijan e Bosnjë Hercegovinës 2:1. Urime kampionit tonë dhe gjithë komunitetit të karatesë", ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.























