21:16 / 28.05.2022
Gjuajtje me armë zjarri në Ferizaj
Driton Ramadani/RTK
Me datën 28.05.2022 rreth orës 19:35 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në rrugën ’’Tahir Sinani ‘’ ka gjuajtje me armë zjarri .
Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja.
Nga informatat e para dyshohet se person i moshës rreth 35 vjeçar deri sa kishte qenë duke ecur në këmbë kishte nxjerrur një armë nga brezi dhe kishte shtënë dy herë në ajër dhe i njëjti kishte vazhduar në rrugën “Tahir Sinani” në drejtim të ‘’Viva Fresh Store’’.
Rasti po hetohet ka bërë të ditur zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.























