Policia jep detaje për vrasjen e 30 vjeçarit në Ferizaj
Emine Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me rastin tragjik që ndodhi të shtunën në Ferizaj ku kishte mbetur i vrarë një person dhe një tjetër ishte plagosur.
Policia bën të ditur se i dyshuari për vrasjen e 30 vjeçarit, është plagosur nga një zyrtar policor në detyrë i cili ka intervenuar në momentin kur ka ndodhur vrasja.
“I dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i vdekur. Një zyrtar policor në detyrë në rroba civile ka intervenuar dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit, ku i njëjti është plagosur”, shkruan në raport.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim në mbajtje.























