13:55 / 29.05.2022
FSK trajnohet për qitje luftarake me mortaja
Emine Hoti / RTKlive
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka njoftuar se forcat ushtarake të Kosovës kanë përfunduar me sukses trajnimin për qitje luftarake me mortaja në poligonin kombëtar të Bizës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se trajnimi është mbajtur përmes bashkëpunimit në mes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe FSK-së.
Mehaj ka shtuar se tani janë rritur kapacitetet, të specializuara me armë të zjarrit indirekt për mbështetje të afërt me zjarr me kalibra dhe municione të ndryshme.
“Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës. Së bashku gjithmonë më të fortë”, ka shkruar ai.























