15:17 / 29.05.2022
"Koulibaly`s në bisedime vetëm me Napolin"
Uran Krasniqi/RTKLive
Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly`s po pret të bisedojë me Napolin për të sqaruar qëndrimin e tij dhe ai nuk është në bisedime me asnjë klub tjetër.
Fali Ramadani, agjenti i Koulibaly, thotë se është e parakohshme të flitet se klienti i tij është në lëvizje.
“Ka shumë thashetheme dhe dua të sqaroj se ne nuk jemi në bisedime me asnjë klub për Koulibaly”, tha Ramadani për gazetën italiane Corriere dello Sport.
“Ne po presim të takohemi me Napolin për të vendosur zgjidhjen më të mirë për të dyja palët”.
Në Itali raportohet se Juventusi ka shfaqur interesim për senegalezin tashmë kur Giorgio Chiellini i dha fund qëndrimit të tij në Torino.























