Ndalohet shtetasi serb me afër 2 mijë litra vaj pa dokumente
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Lajme

Ndalohet shtetasi serb me afër 2 mijë litra vaj pa dokumente

Emine Hoti / RTKlive

Policia Kufitare e Kosovës në veri, ka konfiskuar 1620 litra vaj ushqimor nga një i dyshuar shtetas i Serbisë.

Siç njofton policia,  rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:40 gjatë patrullimit nëpër rrugët pran brezit kufitar.

“Policia Kufitare e Kosovës-veri, me njësitet kompetente rajonale gjatë patrullimit nëpër rrugët pran brezit kufitar, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari, shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se kishte qenë duke transportuar rreth 1620 litra vaj ushqimor për të cilët nuk kishte asnjë dokumentacion në lidhje me prejardhjen e mallit”, shkruan në njoftimin e policisë.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shteti.Ai ka urdhëruar që rasti të inicohet si " Tregti e ndaluar" dhe malli të dërgohet në Teriminal Doganor.


MË SHUME NGA Lajme