Kurti: Kosova ka shkallën më të ulët të humbjeve të jetës nga COVID-19
BKT
Foto Arkiv/ RTKlive
Lajme

Kurti: Kosova ka shkallën më të ulët të humbjeve të jetës nga COVID-19

A.BELA/ RTKlive

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19. Gjatë kësaj kohe nuk është raportuar asnjë rast i ri i infektuar me këtë virus. Nga 469 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.396.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për veprimet e qeverisë sa i përket pandemisë dhe sigurimit të vaksinave kundër COVID-19 kanë sjellë rezultate.

“Tash e disa ditë kemi regjistruar numra njëshifrorë të të infektuarve me Covid-19. Sot nuk e patëm asnjë rast”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Ai ka përmendur se sot para një viti Qeveria e nënshkroi kontratën për sigurimin e vaksinave. “Për vetëm dy muaj, negociuam dhe lidhëm kontratë drejtpërsëdrejti me prodhuesin Pfizer, kontraktuam vaksina të miratuara edhe nga rregullatori evropian, edhe ai amerikan. Ky furnizim dhe donacionet nga shtetet mike, ndërtuan bazën për një proces shembullor të vaksinimit”, tha ai.

Duke shtuar se rezultatet janë të dukshme. “Sipas statistikave, kemi shkallën më të lartë të të vaksinuarve dhe shkallën më të ulët të humbjeve të jetës në gjithë rajonin. Edhe numri i rasteve aktive ka rënë në dyshifror. Mirëpo, për të vazhduar mbajtjen e kësaj situate, duhet edhe ne të vazhdojmë të vaksinohemi, edhe me dy dozat e para, edhe me dozën përforcuese tre muaj më vonë. Vaksinimi sa më i gjerë, mbetet arma jonë më e fortë për të mbrojtur vetveten dhe njëri-tjetrin”, tha  Kurti.

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19. Gjatë kësaj kohe nuk është raportuar asnjë rast i ri i infektuar me këtë virus. Nga 469 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.396.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për veprimet e qeverisë sa i përket pandemisë dhe sigurimit të vaksinave kundër COVID-19. “Tash e disa ditë kemi regjistruar numra njëshifrorë të të infektuarve me Covid-19. Sot nuk e patëm asnjë rast”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Ai ka përmendur se sot para një viti Qeveria e nënshkroi kontratën për sigurimin e vaksinave. “Për vetëm dy muaj, negociuam dhe lidhëm kontratë drejtpërsëdrejti me prodhuesin Pfizer, kontraktuam vaksina të miratuara edhe nga rregullatori evropian, edhe ai amerikan. Ky furnizim dhe donacionet nga shtetet mike, ndërtuan bazën për një proces shembullor të vaksinimit”, tha ai.

Duke shtuar se rezultatet janë të dukshme. “Sipas statistikave, kemi shkallën më të lartë të të vaksinuarve dhe shkallën më të ulët të humbjeve të jetës në gjithë rajonin. Edhe numri i rasteve aktive ka rënë në dyshifror. Mirëpo, për të vazhduar mbajtjen e kësaj situate, duhet edhe ne të vazhdojmë të vaksinohemi, edhe me dy dozat e para, edhe me dozën përforcuese tre muaj më vonë. Vaksinimi sa më i gjerë, mbetet arma jonë më e fortë për të mbrojtur vetveten dhe njëri-tjetrin”, tha  Kurti.


MË SHUME NGA Lajme