`Tori` and `Lokita` merr çmim special në Festivalin e Filmit në Kanë
RTK
Filmi `Tori` and `Lokita`, në të cilin luan aktori nga Kosova, Alban Ukaj, ka triumfuar në edicionin e 75-të të Filmit të Kanës me çmimin special të edicionit jubilar. Ndërsa, një film me satirë thumbuese sociale e kompletuar ka marrë çmimin kryesor në Festivalin e Kanës. ``Trekëndëshi i trishtimit`` i regjisorit Ruben Ostlund u nderua me Palmën e Artë të shtunën.
Sot, me ndarjen e çmimeve do të përmbyllet Festivali I Filmit në Kanë në Francë. Çmimi kryesor I këtij festivali është Palma e Artë e cila sivjet, për nderë të 75 vjetorit të Festivalit do të zbukurohet me plot 75 diamante. Kësaj radhe Festivali ka vendosur që t;I zbulon sekretet e prodhimit të saj. Caroline Scheufle, bashkë-presidentja dhe drejtoresha artistike e kompanisë Chopard që e ndërton Palmën e Artë, ka thënë se pema e Palmës në Kanë ka frymëzuar dizajnin për çmimin.
Palma e Artë është një çmim të cilin e lakmon bota e kinemasë, dhe punimi i saj për çdo vit bëhet në fshehtësi të plotë. Ajo nuk ndryshon në thelb, megjithatë, mund të bëhen modifikime të vogla. Drejtoresha Scheuflle ka treguar se gjithmonë ndërtohen edhe Palma e dytë e Artë për çdo rast nëse paraqitet ndonjë problem me Palmën e parë. Për ndërtimin e Palmës së Artë janë dashur 70 orë pune, 118 gram ari dhe 100 diamante























