Kryeministri Kurti reagon pas marrëveshjes Putin-Vuçiq
A.Bela / RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Vuçiqit dhe Putinit me anë të një telefonate.
Kurti ka shkruar në Twitter rreth këtij takimi, ku ka thënë se tash Vuçiq e Putin nuk po kanë nevojë as të takohen më.
“Ata as nuk kanë nevojë të takohen më: marrëveshjet midis Putinit dhe Vuçiqit tani arrihen përmes bisedave telefonike. Por ja çfarë tha Vuçiq në lidhje me Kosovën pas takimit të tij të 19-të me Putinin në Soçi më 25 nëntor 2021:”, shkruan ai teksa ka kujtuar edhe deklaratën e Vuçiq pas takimit më Putin më 2021. 
Ndryshe Presidenti Vuçiq tha se sot në mëngjes ka pasur një bisedë të mirë me presidentin rus Putin dhe se kanë biseduar për disa tema të ndryshme, ndërsa, sipas tij, më e rëndësishmja ishte ajo për vazhdimin e marrëveshjes për gazin.























