Lleshanaku nderohet me çmimin e Poetit Evropian të Lirisë në Poloni
Juria e Çmimit Letrar të Poetit Evropian të Lirisë në Gdańsk të Polonisë, për herë të parë në historinë e këtij çmimi jep dy çmime të para me vlerë të njëjtë për edicionin 2020-2022, që janë: Luljeta Lleshanaku (Shqipëri) dhe Marianna Kiyanovska (Ukrainë).
Juria për librin “Ujë dhe karbon” të Luljeta Lleshanakut, përkthyer nga Dorota Horodyska, u shpreh: se është një kryevepër, e plotë dhe përfundimtare. Tema e poezive të Lleshanakut është një përshkrim emocionues i gjetjes së lirisë në botën e skllavërisë ku ajo lindi dhe u rrit ,thekson juria.
Ky çmim ka si lajtmotiv trajtimin e temës së lirisë për vlerat artistike. Lira politike individuale dhe shoqërore është e ndjeshme në vargjet e Luljeta Lleshanakut, e cila përmes argumentit të diktaturës, sjell edhe reflektimin mbi lirinë individuale.
Rreth Çmimit
Çmimi Letrar Evropian i Poetit të Lirisë i qytetit të Gdańsk jepet çdo dy vjet. Qëllimi i tij është të promovojë fenomene poetike që trajtojnë një nga temat më të rëndësishme bashkëkohore, lirinë, dhe që tregojnë një vlerë të lartë artistike. Në çdo botim, çmimi i jepet poetit dhe përkthyesit/ve të tyre. Çmimi ka një edhe një vlerë financiare: autorët e vëllimeve të zgjedhura marrin 100,000 PLN dhe përkthyesit e tyre 20,000 PLN. Çmimi shoqërohet me një seri botimesh me përkthimet e të gjitha vëllimeve të përzgjedhura në listën e ngushtë.
Sinéad Morrissey (2020), përkthyer nga anglishtja në polonisht nga Magda Heydel;
Linda Vilhjálmsdóttir (2018), përkthyer nga islandishtja në polonisht nga Jacek Godek;
Ana Blandiana, (2016), përkthyer në polonisht nga rumanishtja nga Joanna Kornaś-Warëas;
Dorta Jagić (2014), përkthyer nga kroatishtja në polonisht nga Małgorzata Wierzbicka;
Durs Grünbein, përkthyer nga gjermanishtja në polonisht nga Tomasz Kopacki;
Uladzimir Arlou (2010), përkthyer nga bjellorusishtja në polonisht nga Adam Pomorski.























