Pas replikave mes Osmanit e Abazoviqit, ky i fundit shkroi në Twitter
Naser Mekolli /RTKlive.com
Gjatë një diskutimi të panelit në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore që po mbahet në Mal të Zi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkëmbyen replika lidhur me nismën rajonale “Ballkani i Hapur”.
Pas kësaj, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka shkruar në Twiter se detyra e përbashkët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës është që në periudhën e ardhshme të konkretizojnë disa projekte të përbashkët në fushën e ekonomisë dhe transportit.
“Detyra e përbashkët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës është që në periudhën e ardhshme të konkretizojnë disa projekte të interesit të përbashkët në fushën e ekonomisë dhe transportit. Ishte kënaqësi të bisedoja me presidenten Vjosa Osmani në margjinat e Samitit të Demokracisë të Evropës Juglindore në Budvë”, ka shkruar .
Presidentja Osmani, në Samitin e Malit të Zi, kishte thënë se nuk angazhohet për ‘Ballkanin e Hapur’ ose për Procesin e Berlinit apo ndonjë nismë tjetër. “Unë po angazhohem për bashkëpunimin rajonal. Çdo nismë që ka për qëllim bashkëpunimin rajonal, gjithçka që mund të shfrytëzojmë për bashkëpunim, është sukses”, ka thënë ajo pos presidentja Osmani.
























