Osmani: Me rëndësi, e ardhmja e gjelbër dhe e shëndetshme
BKT
Lajme

Osmani: Me rëndësi, e ardhmja e gjelbër dhe e shëndetshme

Muharrem Miftari/RTKLive

Bëhet hapja solemne “Java e e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë” (KSDW), e organizuar në Prizren, ku po marrin pjesë krerët e institucioneve shtetërore, si: presidentja Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministrja Rizvanolli, si dhe ambasadorë të akredituar në vendin tonë.

Përmes një videoinçizimi, me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti edhe presidentja Vjosa Osmani.

Ajo, theksoi se ky angazhim është një storje suksesi, në angazhimin e krijimit për një klimë të gjelbër.

Ajo përmendi edhe sfidat e shumta që njerëzimi po përballet, veçmas nga lufta në Ukrainë.

Kryetarja Osmani theksoi se duhet të organizohemi e të fokusohemi për një të ardhme që ta bëjmë dekarbonizimin e ajrit, klimës, etj.

“Me rëndësi është që ta kemi një të ardhme të përbashkët, të gjelbër, të shëndetshme”, deklaroi, mes tjerash, presidentja Osmani.


MË SHUME NGA Lajme